Shkup, dy vëllezër kanë sulmuar një polic

Policia lajmëroi se me dje në ora 05.45 të mëngjesit, para godinës së aeroportit TAV “Aleksandri i Madh” në Shkup, një zyrtar policor është sulmuar fizikisht nga M.M (23) dhe vëllai i tij 15 vjeçar, të dy nga Shkupi.

Sipas policisë, të dy vëllezërit kanë nisur ta rrahin policin të cilit pas zënkës i është dhënë ndihmë mjekësore nga stafi medicinal në aeroportin TAV. Policia ka marrë në bisedë informative dy vëllezërit dhe prindin e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button