Kumanovë, plagoset një 45 vjeçar

Dje në ora 14.30 në Kumanovë në rrugën “Industriale” në oborrin e një kompanie një person G.M (33) duke mbajtur pakujdes në duar pistoletën 9 milimetërshe e ka plagosur personin R.M (45) gjithashtu nga Kumanova, njofton policia.
Sipas policisë, më pas G.M e ka dërguar personin e plagosur në këmbë në spitalin e Kumanovës dhe nga atje është dërguar në Klinikën e Shkupit për shkak të seriozitetit të lëndimit. Policia është paraqitur në vendin e ngjarjes dhe ka kryer ekspertizën ndërsa do të merr masa të mëtejme për zbardhjen e rastit. Personi G.M pistoletën e ka poseduar me leje, njofton policia.

Lajme të ngjashme

Back to top button