Alergjitë dhe sëmundjet e lëkurës, shkak barishtet dhe uji i ndotur i plazheve

Kontakti me barishte të ndryshme, me ujin e ndotur të plazheve apo të pishinave janë shkaqet kryesore të dermatiteve alegjike dhe sëmundjeve të lëkurës, njofton Ora News.

Më të ndjeshëm ndaj këtyre alergjive janë fëmijët. Mjekja dermatologe në poliklinikën e specialiteteve Blerta Gjoni thotë se prindërit duhet të tregohen të kujdeshëm, të mos nisin pushimet pa patur kremrat mbrojtës ndaj diellit dhe të shmangin fëmijët nga vendet që ata mendojnë si risk për alergjitë.

Ju rekomandoj qe të kenë me vete produktet, kremrat mbrojtes me filtrate e duhura për tipin e lëkurës që ka fëmija. Rekomandimi për ndihmën e parë që duhet ti japin prindërit fëmijëve është: Të bëjnë një largim nga shkaku që ata mendojnë se ja ka dhënë, vendosja e kompresave me të freskëta dhe mund ti japin ndonjë antistaminik nga goja për të lehtësuar fenomenin e kruarjes. Por nuk duhet të neglizhoni asnjëherë mjekun specialist” thotë Gjoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button