Shkup, arrestohet një person i dyshuar për trafikim droge

Policia mbrëmë në Shkup, gjatë një aksioni ka arrestuar 46 vjeçarin, i cili sipas policisë është shitës droge.

Sipas policisë, konsumatorët i ka kontaktuar në telefon, është takuar me ta dhe ua ka shitur drogën.

Vetëm muajin e kaluar janë ngritur 14 padi penale dhe është konfiskuar një sasi e madhe e substancave narkotike të ndryshme. Janë konfiskuar edhe armë.

Lajme të ngjashme

Back to top button