Mali i Zi, shpërthim në një fabrikë armësh

Një person ndërroi jetë dhe shtatë të tjerë u plagosën në një shpërthim që ndodhi sot në mëngjes në fabrikën e armëve Tara në Mojkovc, raporton AA. Siç njoftojnë nga policia, shpërthimi ndodhi sot në mëngjes, pas orës shtatë.

“Këtë mëngjes rreth orës 07:15 ndodhi një shpërthim në fabrikën Tara Group. Me këtë rast një person humbi jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa shtatë të tjerë u plagosën” thuhet në deklaratën e policisë.

Ndërkohë policia ka deklaruar se hetimet në lidhje me rastin në fjalë janë në vazhdim.

Lajme të ngjashme

Back to top button