Lëvizja për Reforma në PDSH zgjodhi stemën e re

Është mbyllur votimi 24 orësh ‘online’ ku anëtarë të lëvizjes përmes rrjeteve sociale patën mundësinë të votojnë për stemën e re të Lëvizjes së Ziadin Selës.

Në këtë votim sipas listës zyrtare, përpos pjesës më të madhe të anëtarëve nga vendi, janë përfshirë edhe anëtarë të Lëvizjes nga mërgimi.

“Rritja e transparencës dhe instalimi i vendimmarrjeve kolektive, duke respektuar mendimin e çdo anëtari të partisë, është esenca e votimit ‘online’. Duke qenë se kjo formë e respektimit të vullnetit të shumicës së anëtarëve u tregua efikase, edhe në të ardhmen do të përdoren sondazhe të tilla, duke bërë aktiv çdo anëtar të Lëvizjes dhe mendimin e tij pjesë të vendimmarrjes.

Shqiponja me gjurmët e gishtit, tregues të identitetit, në rrethin e kuq, me ngjyrë të flamurit kombëtar, do të jetë stema e re e Lëvizjes”, thonë nga kjo parti.

Lajme të ngjashme

Back to top button