Qytetarët e Greqisë sot vendosin për të ardhmen e vendit

Ka filluar procesi i votimit për referendumin e mbajtur në Greqi. Qytetarët grekë shkojnë sot drejt kutive të votimit për të vendosur nëse qeveria do të pranojë apo jo kushtet e vendosura nga kreditorët për risigurimin e rrjedhjes së parave. Procesi i votimi i cili ka filluar në orën 07.00 do të pëfëndojë në 19.00 sipas orës lokale.

Në Greqi 9 milion e 855 mijë e 29 votues të regjistruar pritet të votojnë sot në afërsisht 20 mijë qendra votimi.

Sipas të dhënave që gazetari i AA-së ka marrë nga Ministria e Brendshme dhe departamenti i Konfigurimit administrativ 5 milionë e 82 mijë nga votuesit e regjistruar janë femra, ndërsa 108 mijë persona votojnë për herë të parë.

Populli grek do të votojë në referendumin e sotëm me votën e tij “po” ose “jo” për të vendosur nëse qeveria do të pranojë kushtet e propozuara nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe FMN në takimin e Ministrave të Financave të Euro Zonës në lidhje me paketën e shpëtimit ku parashtrohen Reformat e ardhshme dhe Propozimit që përbëhet nga një analizë e qëndrueshmërisë së borxhit.

Për të qenë i vlefshëm referendumi, në votime duhet të votojnë të paktën 40 përqind e votuesve të regjistruar.

– Populli edhe më parë ka vajtur drejt kutive të votimit për referandume.

Populli grek pas 41 vitesh do të shkojë drejt kutive të votimit ku edhe më parë në Greqi mes viteve 1920 dhe 1974 janë kryer 7 herë referendume, Ku referendumi i parë është mbajtur në 1920 dhe më pas në 1924, 1935, 1946, 1968, 1973 dhe në vitin 1974. Rreferendumi i fundit ëshët mbajtur në periudhën e presidencës së Konstantinos Karamanlis në 1974 për heqjen e mbretërisë pas përmbysjes së Juntës ushtrake të kolonelëve, ku 70 përqind e qytetarëve grekë votun “po” për Republikë.

Lajme të ngjashme

Back to top button