Maqedoni, nxënësit sërish në protesta në shtator

Plenumi i shkollave të mesme paralajmëroi se do të vazhdojë me aktivitetet në periudhën e ardhshme për ndryshimin e modelit ekzistues të testimit ekstern.

Përfaqësuesit e Plenumit për “Dojçe Vele” thonë se aktivitete më të zëshëm do të ketë nga shtatori më saktë nga fillimi i vitit shkollor.

Kërkesa e Plenumit të shkollave të mesme ishte testimi ekstern të vendoset në pushim këtë vit dhe notat e maturantëve që japin provim në janar që mos futen në dëftesë.

Një prej propozimeve të tyre ishte që të shkohet sipas metodës sllovene të testimit me të cilin testimi zbatohet në rrugë anonime me qëllim statistikor, pa u evidentuar më pas notat në mesataren.

Kjo kërkesë nuk u pranua nga Ministria e arsimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button