Greqi, voton Tsipras: Vullneti i popullit nuk mund të injorohet

Kryeministri grek Alexis Tsipras tha se ” Shumë njerëz mund të injorojnë vullnetin e qeverisë, por vullneti i popullit nuk mund të injorohet”, raporton Anadolu Agency (AA). Tsipras është pritur me bohoritje nga votuesit “jo” gjatë ardhjes së tij në një shkollë në lagjen Kipselli ku ai ka votuar.

Tsipras pasi është takuar me komisionerët në votime dhe pasi ka përshëndetur punonjësit e shtypit ai ka hedhur votën e tij në kutinë e votimit dhe më pas ai ka shprehur se sot është ditë feste në emër të demokracisë.

Kryeministri Tsipras i cili ka shprehur se humbja e frikës dhe shantazheve e kanë shpëtimin në demokracira ai tha se “Shumë njerëz mund të injorojnë vullnetin e qeverisë, por vullneti i popullit nuk mund të injorohet kurrë. Jam i sigurtë se që nga dita e nesërme do të hapet një rrugë për kthimin e vlerat themeluese të Evropës”.

Tsipras edhe gjatë largimit të tij është përcjellë me brohoritje nga të pranishmit.

Lajme të ngjashme

Back to top button