Gruevski kërkon një “zgjidhje të arsyeshme” të krizës politike

Duhet të gjendet zgjidhje e arsyeshme gjegjësisht kompromis i arsyeshëm. Tani për tani, pala tjetër nuk mund të them se po shkon në këtë drejtim, deklaroi të shtunën kryeministri Nikolla Gruevski.

“Edhe më tej e kam përshtypjen se pala tjetër bën çmos që mos të kemi marrëveshje. Me hapat që po i bëjnë ditët e kaluar më duket se vendosin kushte të palogjikshme që mos të arrijmë marrëveshje dhe që të vazhdoj periudha e krizës politike që mund të ketë ndikim ndaj ekonomisë” tha Gruevski.

Opozita sipas tij në këtë mënyrë shpreson të vijë deri në ulje të ekonomisë dhe mundësi që njerëzit të fillojnë të dëshpërohen nga VMRO DPMNE dhe të votojnë për LSDM.

“Politika e tillë shkatërruese që në kurriz të qytetarëve dhe popullit, të punësuarve dhe të papunësuarve që presin punësime, do t’ju kthehet si bumerang oponentëve tanë politik dhe mendon se zgjedhjet e ardhshme do t’i humbin me diferencë edhe më të madhe sesa në ciklet e mëparshme zgjedhore” shtoi kryeministri Gruevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button