Mënyra më e shpejtë për grimin e famshëm “smokey eye” (FOTO)

Jemi shpesh me nxitim kur ikim diku. Dhe me sa më shumë nxitim që jemi, aq më shumë na dridhen duart dhe në vend të lyhemi, shkarravitemi. Por ka një mënyrë për të bërë sytë smokey për, saktësisht 10 sekonda, që po jua tregojmë këtu.

Realizohet kudo që të jeni mjafton të keni një laps dhe një maskarë dhe duart tuaja. Nuk keni nevojë as për pasqyrë.

Etapa 1
Lyej bazën e qerpikëve lart dhe poshtë me laps

Nuk është e nevojshme të jesh e saktë, sa më e rrëmujshme më mirë.

Etapa 2
Përhape me gishtin e unazës.

Hape ngjyrën me gisht në kapakun e sipërm dhe në qerpikët e poshtë,

Etapa 3
Lyej qerpikët me dy shtresa maskarë

Një shtresë aplikoje horizontalisht dhe tjetrën me furçën vertikalisht për t’i bërë më të dendur 

Lajme të ngjashme

Back to top button