Kili kampion i ri i Amerikës së Jugut

Kili ka shkruar histori, pasi për herë të parë ka fituar Kupën e Amerikës, e cila u organizua në vendin e saj.

Kilianët në finale mposhtën Argjentinën me rezultat 4:1 dhe atë vetëm pas penalltive.

Pjesa e rregullt dhe vazhdimet përfunduan me rezultatin e fillimit 0:0, pasi asnjëra skuadër nuk arriti të shënonte golin e fitores dhe të titullit kampion.

Në penallti më të suksesshëm ishin kilianët, pasi shënuan 4 penallti, për dallim nga kundërshtari i tyre që shënoi vetëm 1 dhe atë Leo Messi.

Klaudio Bravo me pritjet e tij dhe Alexis Sanchez që shënoi golin e fundit ishin më meritoret për këtë triumf të Kilit.

Kujtojmë se kjo ishte një natë tjetër e keqe për Messin, i cili brenda një viti humbi dy finale, së pari në Kupë të Botës kundër Gjermanisë dhe tashmë kundër Kilit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button