A është në tavolinën e bisedimeve edhe procesi për liberalizimin e vizave?

Në Kosovë gjatë këtij muaji pritet të qëndrojë një Mision faktmbledhës i Komisionit Evropian për vlerësimin e përmbushjes së kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave e të cilat ishin vëne disa kritere për vendin tonë. Ndërsa sonte  në një bisedë për Zërin e Amerikës, ministri i Integrimeve Evropiane Bekim Çollaku thotë se institucionet e vendit i kanë përmbushur të gjitha kriteret dhe është i bindur se heqja e vizave pritet të ndodh vitin e ardhshëm.

Reagimi im nuk është se pse një ministër premton një gjë të tillë sepse jemi mësuar t’i dëgjojmë tani e 16 vite këto premtime pa fakte dhe argumente të qarta, madje jemi mësuar të presim tash e sa vite të izoluar e pa pikë perspektivë. Mirëpo në gjithë këtë të pavërtetë, për hire të opinionit publik Ministri në fjalë duhet të sqarojë disa gjera sa i përket këtij lajmi të cilën po luan me ndjenjat e qytetareve e sidomos të të rinjve kosovare.

E para se me të vërtet NE a i kemi plotësuar të gjitha kushtet e parapara në udhërrëfyesin mbi Liberalizimin e vizave, duke pasur parasysh migrimin masiv ilegal drejtë BE-së dhe në një farë formë ri-atdhesimi i imponuar nga palët të cilët janë objekt dhe subjekt i migrimit, pastaj moskontrollimi i një pjese të territorit, skandalin e pasaportave, dështimet në drejtësi, dështimin në pastrimin e listave etj. etj. të cilët janë kusht kryesor që të lëvizim lirshëm;

E dyta duhet sqaruar opinionin publik se nëse Liberalizimi i Vizave është në Tavolinë të Bisedimeve me Serbinë, asnjeri nga NE nuk do jetë i gatshme të bëjë kompromise për një gjë e cila na takon dhe që po ndjehemi përveç të ofenduar edhe të diskriminuar nga qytetaret tjerë të Ballkanit.

E vërteta është se vitin tjetër edhe mund të behët Liberalizimi, por pyetja është së si do behët dhe mbi cilat kritere? Pyetje të cilën nuk janë të gatshëm me i dhënë përgjigje asnjeri nga zyrtaret qeveritar. Sepse mbrapa kësaj pyetje fshihet një tjetër kompromis i madh në njërën nga pesë komponentët për liberalizim, ajo e dokumenteve biometrike ku tani në Kosovë është kërkuar që të jenë në vija etnike mes serbeve dhe shqiptareve, një gjë e cila shkon në funksion të ndarjes se qytetareve të vendit dhe dyshimin e të ashtuquajturave “Kompetenca tepër të zgjeruara ekzekutive të asociacionit të Komunave serbe”.

Nëse Liberalizimi i Vizave është njëlloj shpërblimi për marrëveshjet në Bruksel, atëherë qytetarët e Kosovës do humbin sovranitet për të fituar lëvizje dhe kjo nuk do të jetë në shërbim të një shteti normal dhe i cili pretendon që të integrohet në BE se shpejti.

Ju rikujtojmë Ministrit se komponentët kryesore të cilët edhe gjendën në Udhërrëfyesin për Liberalizimin e vizave janë:

  1. Ripranimi dhe riintegrimi – Një sfidë që Kosova e ka përpara dhe që e cenon rendë edhe shpërngulja masive dhe kjo nuk nënkupton Ripranim dhe Riintegrim vetëm për serbet dhe komunitetet tjera por për të gjithë qytetarët;
  2. Siguria e dokumenteve – Një komponent të cilën Kosova ka pasur kritika të vazhdueshme për shkak të skandalit të pasaportave;
  3. Menaxhimi i kufirit dhe i migracionit – Pika me kritike e Kosovës për shkak të ikjeve masive ilegale dhe kontrollit të kufirit me Serbinë dhe se fundi edhe me Maqedoninë;
  4. Siguria dhe rendi publik – Një problem e cila në çdo dokument ndërkombëtar Kosova vazhdon të këtë kritika për një sistem të dobët ligjor, të rendit publik dhe të ofrimit të sigurisë duke u rrezikuar nga faktorë të ndryshëm;
  5. Të drejtat themelore lidhur me lirinë e lëvizjes – Ende qytetaret e shqiptarë nuk janë të lirë të lëvizin lirshëm në tërë sovranitetin e vendit të tyre, pasi pjesa veriore ende mbetet e izoluar dhe e mbyllur.

Nga kjo që thamë më lartë, dhe nga faktet qe NE tanimë i shohim për çdo ditë dhe Misioni faktmbledhës i Komisionit Evropian për Liberalizim Vizash nuk do të sjellë asgjë të re për qytetaret e vendit dhe deklarata e Ministrit mund te jetë një farse e radhës dhe vazhdim i manipulimit me opinionin.

Lajme të ngjashme

Back to top button