Arrestohet shqiptari nga Kosova, i dënuar për vrasje në Pragë

Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar pasditen e sotme në pikën e kalimit kufitar Qafë-Prush, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar.
Shtetasi kosovar, Shukri Hoti, lindur dhe banues në Rugovë të Komunës Gjakovë, rezultonte i dënuar me 12 vite burg për “Vrasje” në Pragë, Republika e Çekisë.

“Nga verifikimet në sistemin ASF (Interpol) rezulton se ky shtetas është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga, Republika e Çekisë, pasi: Gjykata e Pragës me vendimin nr. 43T12/1999 të datës 24.05.2006 e ka dënuar këtë shtetas me 12 vjet burg për veprën penale të “Vrasjes””, thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas komunikimit me Prokurorinë e Kukësit, Policia Kufitare bëri ndalimin dhe arrestimin provizor të shtetasit kosovar Shukri Hoti me qëllim ekstradimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button