Rrëfim nga gërmadhat: Baba, të premtova se do ta përfundoj shkollën!

Basma Mohammed Kawarei i kishte premtuar babait të saj se do ta përfundonte shkollën. Premtimi është bërë vitin e kaluar, derisa luftonin për jetën në gërmadhat e shtëpisë së shkatërruar nga bombat e ushtrisë izraelite, e cila sulmonte pa mëshirë shtëpitë e palestinezëve në Gaza, transmeton SHENJA.

Basma qëndroi një kohë të gjatë nën gërmadhat e shtëpisë, por arriti të shpëtojë.

Tashmë, ajo arriti të diplomojë dhe vendosi që të vizitojë varrin e babait të saj, ku u lut për babain, dëshira e madhe e të cilit ishte që vajza ta përfundonte shkollën.

Lajme të ngjashme

Back to top button