Kalaja ku ka qenë burgosur Drakulla mund të kthehet në një set filmi (FOTO)

Anëtarët e ekipit të arkeologëve kanë zbuluar hapësira që i përkasin kohërave të hershme të cilat përdoreshin si burgje, dhe në të cilat dyshohet të ketë qëndruar edhe Vlad Tepeshi i III-të, i njohur si Konti Drakulla. Këto hapsira pritet të përdoren për të xhiruar filma, shkruan Anadolu Agency (AA).

Kalaja e Drakulles (6)

Gjatë restaurimit të kalasë në Tokat, arkeologët kanë zbuluar një tunel të fshehtë dhe dy dhoma nëntokësore për të cilat besojnë se janë pikërisht ato në të cilat ishte burgosur Drakulla. Guvernatori i Tokatit, Cevdet Can, për AA tha se kalaja ka disa karakteristika të veçanta që nuk ka asnjë kështjellë tjetër. Ai vuri në dukje se në kështjellë ndodhet korridori “rruga e Drerit”, në të cilin një muaj më parë kanë filluar kërkimet shkencore dhe janë gjetur 40 shkallë.

Can thekson se sipas burimeve historike në korridor është një kalim sekret. Kërkimet dhe gërmimet vazhdojnë prej një muaji, ndërsa kanë për qëllim të arrinë deri tek shkalla e 360-të, sa pretendohet të jenë. Sipas Can, në ditë nxjerrin nga 5 deri në 10 vagon me gurëz dhe dhe. Sipas tij, kështjella Tokat do të bëhet vend ku do të xhirohen filma.

Can thekson se kalim i tillë sekret si ky, nuk egziston askund tjetër në Turqi.

Drakula ka shumë të ngjarë se në kështjellën Tokat të ishte arrestuar rreth vitit 1442, dhe u lirua pas vrasjes të babait dhe vëllait të tij. Atëher, siç besohet, kishte filluar hakmarrjen e tij të përgjakshme. Can vë në dukje se kështjella Tokat kishte shërbyer si burg, ndërsa në mesin e të burgosurve më i njohuri ishte Drakula.

Personazhi dhe vepra e Vlade Tepesh III, shpesh është inspirim për artistët. Historia më interesante për Drakulën është romani i Brame Stoker e vitit 1897.

Kalaja e Drakulles (1) Kalaja e Drakulles (5) Kalaja e Drakulles (4) Kalaja e Drakulles (3)

Lajme të ngjashme

Back to top button