Pas sulmit në Tunezi, Britania e Madhe planifikon sulme ajrore kundër DAESH në Siri

Pas sulmit terrorist në një plazh në Tunizi, nga ku mbetën të vrarë 30 qytetarë të Britanisë së Madhe, Londra zyrtare në muajt e ardhshëm planifikon të fillojë sulmet ajrore mbi pozicionet e DAESH në Siri, raporton Anadolu Agency (AA). Në një sulm terrorist që vrau 30 qytetarët e Britanisë së Madhe, tre irlandez, dy gjermanët dhe nga 1 qytetar nga Rusia, Belgjika dhe Portugalia.

Në Mbretërinë e Bashkuar, diskutohen efektet e operacioneve të planifikuara dhe “mbështetja e mundshme ndaj regjimit të Asadit.”

Qeveria britanike ka mbështetur operacionet ajrore nga forcat e koalicionit kundër DAESH të cilat kryhen vetëm në Irak. Britania e Madhe mendon se në luftën kundër DAESH është shumë e nevojshme ndërhyrja në Siri.

Qeveria britanike thotë se sulmet ndaj kësaj organizatë mund të çojë në rritjen e rrezikut të DAESH dhe cënimin e Sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar. Megjithatë, Mbretëria e Bashkuar tani dëshiron të mbështesë forcat e koalicionit bombarduan pozicionet e DAESH në Siri.

Britanikët shprehen se janë të sigurtë që në rast se një rëzulutë e tillë të dërgohej në Parlament ajo do të miratohej.

Projekt Vendimi i cili do të lejojë ekzekutimin e operacioneve ajrore në Siri, nuk do të jetë në agjendën e Parlamentit britanik para shtatorit.

Lajme të ngjashme

Back to top button