Presidenjtja Atifete Jahjaga shtroi iftar

Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga shtroi mbrëmë iftar për gratë anëtare të Departamentit të Gruas në Bashkësinë Islame të Kosovës dhe bashkëpunëtorët e tyre, të udhëhequra nga zonja Besa Ismaili, Prodekane në Fakultetin e Studimeve Islame.

Në një fjalë rasti, Presidentja Jahjaga tha:

“Këtë vit kam vendosur të shtroj një darkë të Iftarit ndryshe, me qëllim të nderimit dhe respektit për gratë e Fakultetit të Studimeve Islame, që kanë marrë rol aktiv në jetën tonë të përditshme për të ndërtuar një shoqëri demokratike e tolerante, në harmoni me vlerat tona kulturore dhe kombëtare.

Feja në Kosovë është pjesë e traditës sonë të pasur që tashmë po bëhet shembull gjithandej nëpër botë e cila po sfidohet nga probleme të shumta. Për ne në Kosovë harmonia ndërfetare është e natyrshme sepse jetëgjatësia e saj në këto troje daton me shekuj.

Ne të gjithë kemi kontribuar që Kosova sot të jetë e lirë dhe e pavarur. Bashkësitë tona fetare kane luajtur rol qenësor në bashkimin e qytetareve tanë. Një përpjekje e tillë e përbashkët për ta ndërtuar një Kosovë demokratike, që garanton barazinë e të gjithëve, është e domosdoshme sot. Kosova duhet t’iu qëndrojë besnike vlerave që e definojnë dhe në këtë rrugëtim të gjithë kemi kontribut për të dhënë”.

Lajme të ngjashme

Back to top button