E ardhmja e Facebook-ut sipas Mark Zuckerberg

Në të ardhmen, në vend që të postojmë statuse në Facebook, ne do të kemi mundësi të ndajmë mendimet dhe ndjenjat tona me të tjerët në mënyrë telepatike. Kjo është ëndrra e zotëruesit të sajtit, Mark Zuckerberg, i cili e përshkruan këtë formë komunikimi si “teknologjia e fundit e komunikimit.”

Mark Zuckerbergut iu drejtuan pyetje të ndryshme në sesionin Pyetje&Përgjigje nga përdorues të ndryshëm të Facebook-ut dhe njerëz të famshëm, si Stephen Hawking, Richard Branson, Arnold Schwarzenegger dhe Shakira.

Pyetja në lidhje me të ardhmen iu bë nga Marcel Rukeltukel. Zuckerberg u përgjigje se Facebook shpreson të përmirësojë formën e komunikimit, dhe beson se videot do të bëhen shumë shpejt më të rëndësishme se fotot.

“Një ditë, besoj do të jemi në gjendje të dërgojmë dhe të marrim mendime të plota prej njëri-tjetrit duke përdorur teknologjinë. Mjafton të mendosh diçka, dhe miqtë e tu do të njihen me këtë mendim, nëse ti dëshiron ta ndash këtë mendim me të tjerët. Kjo do të jetë teknologjia e fundit e komunikimit”, deklaroi Zuckerberg

Lajme të ngjashme

Back to top button