Rama shëtit me taksi pas mesnate për të kuptuar gjëndjen e vendit (VIDEO)

Teksa fliste për reformën e arsimit të lartë, kryeministri Rama është ndalur në një detaj shumë të rëndësishëm sa i takon shërbimit të qytetarëve.

Ai ka thënë se prej kohësh merr një taksi pas mesnate dhe shëtit në kryeqytet. Rama u shpreh se i thotë taksistit që të fillojë të flasë, për të kuptuar si është gjendja e shqiptarëve.

“Unë prej shumë kohësh ruaj një zakon që marr një taksi pas mesnate dhe i them taksistit “fol tani” dhe taksisti ecën dhe flet. Asnjë raport i BB apo BE nuk ta jep pamjen e vendit tënd si një taksist pas mesnate”, deklaroi Rama.

Lajme të ngjashme

Back to top button