Strugë, ulet numri i nxënësve shqiptarë

Gjendja me numrin e nxënësve të rinj të regjistruar në gjimnazin e Strugës, Ibrahim Temo, është alarmuese, thotë drejtori Xheladin Muça. Ai thotë se këtë vit shkollor për shkak të zvogëlimit të numrit të nxënësve do të ketë të paktën një paralele më pak në gjuhën shqipe, transmeton Alsat M.

Sipas programit të shkollës, për vitin e parë janë paraparë shtatë paralele në gjuhën shqipe, katër në maqedonisht dhe një në gjuhën turke.

Zvogëlimi i numrit të nxënësve shqiptarë në Strugë është si pasojë e shpërnguljes së familjeve strugave jashtë vendit për shkak të mungesës së perspektivës, thotë Surija Rushiti, udhëheqës i sektorit të arsimit në komunën e Strugës. Nga ana tjetër, drejtori Muça thotë se nëse nuk përmirësohet kjo gjendje, negativisht do të reflektojë edhe ndaj punës së shkollës dhe kuadrit arsimor.

Lajme të ngjashme

Back to top button