Pse nuk duhet kontrolluar telefoni i partnerit?

Ju e keni krijuar shprehinë që të kontrolloni telefonin e partnerit tuaj, sa herë ai nuk është në dhomë. Ndonëse dëshira juaj për ta kontrolluar telefonin e tij apo asaj është e madhe, ja disa arsye pse nuk duhet ta bëni.

E thyeni besimin e tyre në ju

Partneri juaj ju beson përderisa e lë telefonin në dhomë kur nuk është aty. Ata me këtë gjest tregojnë besim dhe respekt për ju, kështu që edhe ju duhet t’ua ofroni të njëjtën gjë. Duke e kontrolluar fshehurazi telefonin e tyre, ju po e thyeni respektin dhe besimin që ata kanë në ju.

E dëmtoni lidhjen tuaj

Duke e thyer besimin e tij apo asaj në ju, e dëmtoni edhe lidhjen tuaj. Fakti se ju nuk i besoni partnerit tuaj, do të thotë se nuk jeni duke shkuar në drejtimin e duhur. Nëse filloni të dyshoni në të, mos ia kontrolloni telefonin, bisedoni me të dhe jepni fund lidhjes.

Mund të ndodhin gjëra të këqija

Nëse vendosni që ta kontrolloni telefonin e të dashurit tuaj, ai mund të ju zë në flagrancë. Askush nuk dëshiron që t’i kontrollohen gjërat pa miratimin e tij. Gjatë kontrollimit ju mund të shihni gjëra të cilat nuk duhet t’i shihni. Disa gurë është më mirë nëse i leni pa i lëvizur.

Ju nuk do të donit që ata t’ua kontrollonin telefonin

Nëse do të ishte partneri juaj ai që ua kontrollon telefonin, duhet të jemi të sinqertë se ju nuk e dëshironi atë gjë. Para se fshehurazi t’ua kontrolloni telefonin, më mirë uluni dhe bisedoni me të nëse diçka dyshuese po kalon nëpër mendjen tuaj. Thojani të gjitha troç.

Lajme të ngjashme

Back to top button