Vazhdon loja e Interit me Shaqirin

Deklarata e djeshme e Roberto Mancinit në hapjen e sezonit të ri, ku la të hapur mundësinë e largimit të Xherdan Shaqirit nga Interi, dhe zërat e ditëve të fundit, bëjnë me dije se kosovari i ka orët e numëruara te skuadra Zikaltër.

Sipas mediumeve italiane, Interi tani po shikon një mundësi të re për Xherdan Shaqirin, dhe kjo vjen nga Bundesliga.

Zikaltërit dëshirojnë të fusin kosovarin në marrëveshjen me Wolfsburgun, në shkëmbim të kroatit Ivan Perishiç, që po përflitet shumë për një kalim te Interi.

Wolfsburgu po kërkon 18 milionë për Perishiçin, shumë e njëjtë sa vlerësohet edhe kartoni i Xherdan Shaqirit.

Lajme të ngjashme

Back to top button