Radio televizioni turk TRT do të hap zyrat e saj në Shkup

­ Drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Turk (TRT) Shenol Gjoka, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni, theksoi se TRT do të hap zyrë të saj në Shkup. Gjoka e vizitoi RTVM­në ku u takua me ushtruesin e detyrës drejtor i RTVM­së, Harun Ibrahimi.

Ibrahimi në takim theksoi se kohëzgjatja e programeve në gjuhën turke në RTVM do të rritet për pesë orë në ditë dhe shtoi se mbështetja e TRT­së në këtë drejtim është e një rëndësie të madhe.

Lajme të ngjashme

Back to top button