Greqi, sipas anketave “po” dhe “jo” afër njëra – tjetrës

Nesër populli grek do të shkojë në referandum për të përcaktuar nëse do të vazhdojnë apo jo me politikat shtrenguese si dhe marrëdhënien me kreditorët të cilët pritet ta ndihmojnë vendin për dalje nga krza por kundrejt një politike shtrënguese, raporton Anadolu Agency (AA).

Kjo ësthë hera e dytë pas vitit 1974 kur populli grek shkon në referandum për të vendosur për të ardhmen e vendit të tij.

Në vendin ku numërohen 9 milionë e 855 mijë e 29 zgjedhës pritet të hapen 20 mijë qendra votimi. Ndërkohë proçesi i votimit pritet të fillojë në orën 07:00 dhe pritet të përfundojë në orën 19:00 sipas orës lokale.

Ndërkohë që zgjedhësit pritet të zgjedhin në fletën ku shkruhen “po” në njërën anë dhe “jo” në anën tjetër, përfundimi pritet të dalë rreth dy orë pas fillimit të procesit të numërimit.

Sipas kushtetutës së Greqisë që ky referandum të quhet i vlefshëm të paktën 40 përqind e zgjedhësve duhet të votojnë. Ndërkohë sipas kësaj përllogaritje që ky referandum të jetë i pranueshëm duhet të votojnë të paktën 3 milionë e 972 mijë e 12 persona.

Nga ana tjetër thuhet se ky referandum të ti kushtojë Greqisë rreth 100 milionë euro.

– Sipas anketave “po” dhe “jo” afër njëra tjetrës

Ndërkohë sipas sondazheve dhe anketave të fundit në lidhje me referandumin “po”-të dhe “jo”-të janë shumë afër njëra tjetrës. Sipas analistëve ata që do të përcaktojnë fatin e këtij referandumi janë pjesa e të pavendosurve.

Sipas një sondazhi të publikuar nga gazeta Protothema, sondazh ky i përgatitur nga firma Alco Gallop thuhet se këtë të djelë 41.7 përqind do të thonë “po” dhe 41.1 përqind do të thonë “jo”.

Ndërkohë që sipas të njëjtit sondazh thuhet se 10.7 përqind e zgjedhësve janë të pavendosur dhe se nga këto 4.1 përqind pritet të votojnë, nga ku 2.4 përqind pritet të hedhin votën e tyre pa bërë asnjë shënim.

Lajme të ngjashme

Back to top button