Gruevski nuk i pranon tre kushtet e Zaevit

Heshtje nga bisedimet mes VMRO-së e LSDM-së. Pas takimeve gjysmë të fshehta mes përfaqësuesve partiak me ndërmjetësues të BE-së e SHBA-së, (sipas disa informacioneve edhe mes vetë liderëve Nikolla Gruevski e Zoran Zaev), informacionet nga “Dnevnik” janë se dy ditë veçmë nuk ka kontakte midis partive.

Sipas burimeve nga partitë qeveritare, bisedimet e mbyllura janë ngatërruar për atë që Zaev nuk lëshon pe nga pozicionet edhe atë rreth tre pikave.

Dallimi i parë është në atë se LSDM-ja insiston në 4 poste ministrore në qeveri bashkë me funksionet tjera mbikëqyrëse që do të fitonte opozita gjatë zgjedhjeve (veçmas në Komisionet parlamentare).

Kërkesa e dytë e Zaevit është ajo për të cilën nuk ka marrëveshje për ikjen e Gruevskit nga posti i kryeministrit, ndërsa e treta për periudhën kur do të hyjë në fuqi organizimi i ri i qeverisë. Por, mbi këto tre pika ende nuk ka ndonjë marrëveshje, ndërsa veçmas për DPMNE-në është e papranueshme pika e dytë që ka të bëjë me largimin e Gruevskit…?

Lajme të ngjashme

Back to top button