Spitalet në Shtip, Manastir dhe Tetovë bëhen qendra rajonale

Klinikat spitalore në Shtip, Manastir dhe Tetovë do të shndërrohen në qendra rjaonale ku do të dërgohen një numër i madh i pacientëve të cilët jetojnë jashtë kryeqytetit. Për momentin Ministria e Shëndetësisë punon në përforcimin e kapaciteteve në shumë specializime të ndryshme në këto dhe në spitalet e përgjithshme në shtet.

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov potencoi se nga fillimi i vitit deri tani janë krijuar 28.219 udhëzime nga institucionet shëndetësore publike nga qytetet tjera drejt klinikës në Shkup dhe Spitalin e përgjithshëm të qytetit në Shkup.

Ndaj bazës së këtyre të dhënave, sqaroi Todorov, Ministria ka përgatitur analiza detajore për nevojat e përforcimit të specializimeve të veçanta në nivel të spitaleve.

Zbatimi i kësaj praktike do të fillojë nga klinika spitalore në Shtip, e cila kujdeset për shëndetin e 250 mijë banorëve nga rajoni lindor dhe paraqet qendër rajonale në territorin e Maqedonisë lindore.

Lajme të ngjashme

Back to top button