Nis Kolonia kërçovare e artit

Në Shtëpinë e arteve në fshatin Knezhinë, Kërçovë, sot fillon Kolonia e 22-të ndërkombëtare artistike e Kërçovës.

Manifestimi do të zgjat dy javë, ndërsa do të marrin pjesë mbi 25 artistë figurativë eminentë, akademikë dhe profesorë nga Maqedonia dhe 15 vende, Shqipëria, Kosova, Turqia Franca, Malezija, Pakistani, Rusia, Kazakistani, Bjellorusia, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia, Qiproja, …

Në hapjen do të mbajë fjalim themeluesi dhe patron i Kolonisë, kryetar i Këshillit drejtues të SHA Tajmishte, Vlladimir Toleski.

Në kuadër të Kolonisë ndërkombëtare të Kërçovës, e cila po mbahet 21 vite, deri tani janë krijuar mbi 1.000 vepra artistike, ndërsa në deponë e Shtëpisë të artit ka mbi 800 vepra nga mjeshtër të njohur në korniza botërore.

Lajme të ngjashme

Back to top button