Policia ofron 30 mijë euro për gjetjen e vrasësve të turistëve çekë

Edhe pse në vendngjarje u gjetën mori shenja gishtash, një nga autorët ishte brenda në makinën ku ndodhi vrasja, policia e shtetit nuk ka arritur të identifikojë kriminelët.

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve duke ofruar 30 mijë euro shpërblim.

Dy turistë çekë, një djalë dhe një vajzë, kanë pësuar fund të tmerrshëm në një udhëtim në Shqipëri, që kurrë nuk e prisnin të shkonte ashtu. Ata u zunë në befasi, u qëlluan me automatik, makina e tyre doli nga rruga dhe anash saj ajo u përmbys, ndërsa turistët gjetën vdekjen.

Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në orën 20.00, kur në fshatin Prekal të komunës Postribë në Shkodër, në rrugë kryesore është gjetur një makinë ku brenda saj ishin një çift të rinjsh.

Lajme të ngjashme

Back to top button