Tuna e Cozman vetëm janë ndaluar nga policia, nuk janë arrestuar

 Tuna dhe Cozman ndalen vetëm për shkelje të rregullave të komunikacionit, reagon menaxhmenti.

Menaxhmenti i çiftit Tuna dhe Cozman ka reaguar pas lajmeve se ata janë arrestuar nga policia e Shqipërisë për posedim të lëndëve narkotike, transmeton Lajmi.net.

Sipas tyre, nuk bëhet fjalë për arrest por vetëm ndalje nga policia për shkelje të rregullave të komunikacionit dhe jo për posedim të mjeteve të palejuara nga ligji.

E gjithë kjo ka ndodhur disa minuta pas përfundimit të performancës në SummerFest 2015 në Tiranë ndërsa sipas komunikatës, dyshja ka shkuar në Dhërmi, ku do xhirojnë projektin e ri muzikor.

Lajme të ngjashme

Back to top button