Nis procesi i grumbullimeve të nënshkrimeve për regjistrimin e Lëvizjes për Reforma – PDSH

Ka filluar sot, procesi i grumbullimit të nënshkrimeve për regjistrimin e partisë “Lëvizja për Reforma – PDSH”. Kryetari Ziadin Sela ka nënshkruar në qytetin e Strugës, ndërsa nga departamenti statistikorë njoftohemi se procesin e mbledhjes së nënshkrimeve e kanë filluar afërsisht treidhjetë degë të Lëvizjes, me qendra në të gjitha qytetet.

Nënshkrimet janë vigjilje e regjistrimit si subjekt politik që do të garojë në zgjedhje, të Lëvizjes, që nisi për reforma brenda subjektit opozitar PDSH inicuar nga Ziadin Sela. Siç thuhet nga departamenti i informimit të Lëvizjes, nënshkrimet mblidhen për shkak të regjistrimit në regjistrin qëndror, ndërkaq avokatë të spikatur në një komision të veçantë përpos obligimeve për regjistrimin e subjektit me emrin “Lëvizja për Reforma – PDSH” do të vazhdojnë paralelisht procesin gjyqësor për marrjen e vulave të PDSH-së.

Të gjithë qytetarët e interesuar që dëshirojnë të kontribojnë në regjistrimin e subjektit, janë të lirë të kontaktojnë qendrat aktive të Lëvizjes në çdo qytet dhe të njoftohen me noterët oficial përgjegjës për nënshkrimet.

Një informatë të detajuar për rrjedhën e këtij procesi në nivel vendor, do të kemi gjatë ditës së sotme në konferencën për shtyp të paralajmëruar nga sekretari i përgjithshëm, Arben Taravara, që do të mbahet në selinë e Lëvizjes në Tetovë me fillim në orën 18:30.

Lajme të ngjashme

Back to top button