Ndahen dëftesat me emrin e ri të shkollës “Hasan Prishtina” në Çair

­ Sot zyrtarisht nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” u pajisën me dëftesat e tyre me emrin e heroit të madh kombëtar shqiptar.

Në këtë ngjarje të rëndësishme, ku gëzimi ishte i dukshëm, si te nxënësit, prindërit, mësimdhënësit, ashtu edhe te autoritetet, mori pjesë kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, përfaqësuesi i familjes Prishtina, Mehmet Prishtina, nënkoloneli i Forcave të Armatosura të Kosovës Hisen Berisha, drejtori i departamentit për integrime evropiane në kuadër të Ministrisë së arsimit të Republikës së Kosovës Ferid Idrizi, menaxheri i personelit në FSK Sylë Zhitia, Bedri Tahiri profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në gjimnazin “Eqrem Qabej” nga Vushtrria si dhe drejtori i Institutit Albanologjik Skënder Hasani.

”Sot bashkë me ju, ndajmë këtë gëzim të ndarjes së dëftesave me emrin e ri të kësaj shkolle, emrin e heroit dhe veprimtarit të madh Hasan Prishtina. Nëse Hasan Prishtina në vitin 1910 edhe magazet i shiti për të hapur shkollë në gjuhën shqipe në Shkup, ne sot emrin e këtij veprimtari duhet ta nderojmë dhe ngritim me sukses, kualitet dhe shumë punë e përkushtim.

I falënderoj të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces, duke filluar nga këshilli i prindërve deri tek MASH”, tha me këtë rast Mexhiti.

Lajme të ngjashme

Back to top button