Gati finalja e madhe Kili – Argjentinë

Momenti i shumëpritur tashmë ka mberritur Kupa e Amerikës, “Kili 2015″ është gati të ulë siparin me finalen e madhe Kili-Argjentinë, dicka mëse e pritshme kur u përcaktuan 4 ciftet cerekfinaliste me La Rojan e Jorge Sampaolit që e kishte një autostradë rrugën e saj drejt finales ndërsa La Selecion vuajti jo pak përballë Kolumbisë teksa më pas bombardoi me një breshëri golash në gjymëfinale Paraguain.

Në kryeqytetin Santiago do të vihen përballë dy skuadra që zhvillojnë stile të ndryshme futbolli. Messi kundër Sanchez, Mascherano përballë Vidal sfidat brenda sfidës do të jenë të shumta në këtë finale por mbi të gjitha do të jetë një duel Kili-Argjentinë, për një trofe që 2-herë kampionëve të Botës u mungon që nga viti i largët 1993 dhe që do të ishte i 15-ti në histori për Argjentinën, ndërkohë nga ana tjetër Kili gjithashtu dëshiron të shkruajë historinë duke fituar për herë të parë Kupën e Amerikës, shkruan “SS”.

Me lojtarë si Claudio Bravo, Gary Medel, Arturo Vidal, Alexis Sanchez apo edhe golashënuesi më i mirë i turneut Eduardo Vargas, La Roja amerikano-jugore ka përpara një shans të artë por sesa do ta shfyrtëzojë Kili këtë mundësi kjo mbetet për tu parë. Argjentina edhe në këtë finale pritet ta bazojë lojën e saj te topat horizontalë me Lionel Messin që do të kërkojë të marrë për dore kombëtaren albiceleste por dy opsione të tjera për të mbrritur te suksesi për La Selecion janë edhe Angel Di Maria dhe Segio Aguero.

Edhe te Argjentina uria për një trofe është shumë e madhe pasi ky brez futbollistësh edhe pse ka bërë gjëra të mëdha me klubet e tyre me përfaqësuesen albiceleste nuk ka fituar ende asgjë.Presioni është i madh mbi të dyja skuadrat por tashmë është momenti që gjithcka të lihet fushës, e sigurtë që spektakli nuk do të mungojë.

Lajme të ngjashme

Back to top button