Ish drejtoresha e FSSH-së, e përfshirë në rastin “Tamara” është e angazhuar në ministrinë e financave

Ish drejtoresha e Fondit për sigurim shëndetësor, Maja Parnarxhieva- Zmejkova është e agnazhuar në Ministrinë e Financave, institucion në të cilën ka punuar para se të ulet në karrigen e drejtores në FSSH.

Sipas burimeve të Plusinfo, ish drejtoresha ka marrëveshje për shërbime konsultative, ndërsa kompensimin që merr është më shumë se solide për kushtet në vend.

Nga Ministria e Financave, edhe krahas përpjekjeve të portalit për të marrë përgjigje për çështjen, ata nuk kanë qenë në gjendje për të komentuar.

Parnarxhieva- Zmejkova nga posti në FSSH ka dhënë dorëheqje pas protestave kundër saj, pas vdekjes së Tamaras së vogël.

Lajme të ngjashme

Back to top button