Gjeni lind apo bëhesh?

Një diskutim shumë i vjetër, i cili këtë radhë ka marrë përgjigjen “shkencore”. Studimi i parë analitik i këtij problemi është verdikti që kanë dhënë ekspertët: gjeni bëhesh (ose më mirë lind dhe bëhesh). Një dozë e talentit natyral është patjetër e nevojshme, por kjo nuk mjafton, duhet që ta kultivosh me shumë studim dhe ta zhvillosh me kalimin e viteve me shumë punë. Kjo vlen për shkencën në përgjithësi dhe për artet kreative, duke filluar që nga shahu dhe disiplina të tjera sportive.

Për ta afirmuar këtë të fundit ka dalë një libër: “The Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance”, i cili është publikuar në “Cambridge University Press”. Tezat janë se aftësia, të cilën në shumë raste ne e përcaktojmë si talent ose gjeni, nuk është fryt i një dhurate të natyrës, por është rezultati i një kombinimi të aftësisë së lindur dhe instruksioneve të larta dhe një pune shumë të madhe. Në thelb të studimit të tezës së publikuar nga Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet të harrohet ideja që talenti ose cilësi të tjera të lindura janë gjëra që u përkasin vetëm “kokave” të mëdha.

Gjenialiteti nuk është gjë tjetër veçse një përzierje mes talentit të lindur, studimit dhe aplikimit për të prodhuar rendiment shumë të lartë pune. Sipas Ernest Hemingway (në fushën humaniste) dhe Thomas Edison (për atë shkencore) tregohet se gjeni është 1 për qind talent (frymëzim krijues) dhe 99 për qind punë. “New Scientist” tregon “formulën e gjenialitetit”: 1 për qind fat, 29 për qind shkollë e mirë dhe 70 për qind punë.

Studimi sugjeron “rregullin e 10 vjetëve”, që përbëhet nga talenti i lindur si dhe nga të paktën dhjetë vjet që nevojiten si praktikë, punë serioze dhe intensive për të arritur majën. Një analizë te 120 atletë, aktorë, artistë, matematikanë dhe shkencëtarë, e bërë nga psikologu i famshëm Benjamin Bloom nga Universiteti i Chicagos, tregon se çdo njeri i ekzaminuar ka bërë dhjetëra studime dhe ushtrime para se të fillonte studimet ndërkombëtare.

Secili prej tyre ka pasur një këshillues, një figurë kryesore që e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjatë kohës.

Lajme të ngjashme

Back to top button