Shqipëria vendi më i palumtur në Europë, Maqedonia nuk rangohet

Instituti Evropian i Kërkimeve mbi lumturinë e rendit Shqipërinë si vendi më i palumtur në Evropë. Ky përfundim vjen pas përgjigjeve të marra nga qytetarët e këtyre vendeve lidhur me mirëqenien dhe barazinë që gëzojnë për mirëqenie.

Në këtë mënyrë Indeksi i Barazisë Lumturia Evropiane 2015 ka dalë në përfundimin se populli shqiptar është më i palumturi duke u lënë pas edhe nga Bullgaria, Kosova, Ukraina dhe Hungaria.

Populli që gëzon lumturi më të lartë është Finlanda. Në këtë vend mungesa e mirëqenies është më e vogla, e vlerësuar me 1.35 pikë. Më pas vjen Hollanda, Norvegjia, Danimarka dhe Islanda.

Populli shqiptar u vlerësua negativisht sa i përket lumturisë pasi mungesa e mirëqenies ishte në nivelin më të lartë krahasaur me 29 vendet e tjera me 2.94 pikë.

Me pas vjen Bullgaria, Kosova, Ukraina dhe Hungaria në drejtim të mirëqenies. Maqedonia nuk wshtw pwrfshirw fare nw kwtw raport.

Insituti për Kërkimet e Lumturisë eshtë jë insitucion i pavaruar i cili studion se përse disa shoqëri janë më të lumtura se të tjerat.

Disa muaj më parë, danezët cilësoheshin si populli më i lumtur në Europë, ndërsa Bullgarët zinin vendin e fundit për nga lumturia.

Lajme të ngjashme

Back to top button