Ndikimi i magnezit te femrat

Magnezi depërton në mbi 300 reagime enzimatike në trup, ky mineral së fundi është identifikuar të ketë 3. 751 vendndodhje në proteinat e njerëzve.

Në nivelin teknik, magnezi është një modulator thelbësor i receptorit NMDA, një kemikat i trurit që rregullon veprimet e neurotransmiterit ngacmues, glutamate. Magnezi është shumë i rëndësishëm edhe për prodhimin e energjisë qelizore dhe SAMe, donatori më i madh i trupit me metil dhe pararendës i agjentëve të rëndësishëm si neurokimikalet, acidet yndyrore dhe antioksidantët.

Depresioni, nervoza, sindromi paramenstrual, kokëdhimbja

Magnezi është demonstruar të ketë intervenime efektive në depresion, duke pasur rol në rregullimin e funksionit të neuroneve përmes fluksit të kalciumit brenda dhe jashtë qelizave, roli potencial i tij është dhe në funksionin optimal të tiroides-një tiroid pasiv është shkaktar i depresionit.

Magnezi po ashtu luan rol dhe tek femrat që kanë vështirësi me periudhën para menstruale, duke përfshirë migrenën, nervozën, disponimin e ultë dhe dhimbjet. Femrat që kanë përdorur një dozë prej 250mg në ditë për tre muaj, 34% e tyre kanë përjetuar çlirim nga periudha para menstruale duke përjetuar përmirësim e disponimit dhe zvogëlimin e dhimbjeve.

Magnezi ka dhe përbërës anti-inflamator shkruan mindbodygreen.com.

Si të merrni magnezin?

Magnezi gjendet në perime të gjelbrat, arra, fara, peshk, avokado, banane, drithëra dhe në çokolatë të nxehtë.

Magnezi ka efekt qetësuese dhe është i preferueshëm të pihet natën.

Doza ditore e lejuar për femra është 320mg.

Lajme të ngjashme

Back to top button