A është i dashuri juaj i përkryer?

E vërteta është se nuk ka asgjë perfekte. Por kur vije puna te partneri mund të themi një gjë të tillë.

Ja disa nga shenjat se ju keni të dashur perfekt:

Ju dëgjon

Para së gjithash, ne të gjithë duam të na dëgjojnë. Ne duam që vlerat tona, mendimet dhe besimet tona të vlerësohen. Edhe në qoftë se partneri nuk është dakord me atë që në mendojmë, ne duam që mendimi të na dëgjohet. Cilësi e një të dashuri të përsosur është edhe aftësia për të ju dëgjuar. Ai ju telefonon vetëm për t’ua dëgjuar zërin apo ju shkruan gjatë ditës për të ditur se si po shkon dita juaj.

Atij vërtet i pëlqeni

Kjo nuk do të thotë që ai duhet të mos e ndalet duke ju telefonuari, por është e rëndësishme që të jetë i interesuar shumë rreth jush. Kur i dashuri juaj ua bën me dije se dëshiron të ju shoh çdo ditë, kjo do të thotë që atij vërtetë i pëlqeni.

Flet për emocionet dhe ndjenjat e tij

Shoqëria nganjëherë e jep përshtypjen se burrat duhet të jenë pa emocione dhe të fortë. Por, burrat e vërtetë flasin për ndjenjat dhe emocionet e tyre. Nuk ka asgjë të keqe me një burrë që flet për ndjenjat e tij. Nëse ai e ndan të kaluarën e tij me ju, ua tregon se nga çfarë ka frikë, i ndan dëshirat e tij dhe çfarë ai dëshiron, është një i dashur perfekt. Ai flet për tema serioze me ty dhe nuk ka frikë të të dashurojë dhe t’ua thotë se ju dashuron.

Të bën të qeshësh

E qeshura është ilaçi më i mirë për çdo gjë. Jo çdo i dashur është një komedia, por një i dashur perfekt ka edhe sens humori. Ai është lozonjar dhe i pëlqen të bëjë shakara nganjëherë. Ai mund të jetë prej atyre tipave që bën gjëra qesharake vetëm më ty, dhe kjo është një gjë e mrekullueshme.

Është i pavarur

Një i dashur perfekt, është i pavarur financiarisht dhe di se si ta mbajë veten. Perfekt është ai të cilin mund ta shihni si burrë në të ardhmen.

Ju beson plotësisht

Besimi është baza e një lidhje të fortë dhe kuptimplotë. Nëse nuk ka besim në një lidhje, gjasat që ajo lidhje të përfundojë janë të mëdha. Nëse e keni besimin, nuk ka xhelozi dhe as pasiguri. Një i dashur perfekt, nuk do të ju telefonojë në çdo kohë që të shoh se ku jeni dhe me kë jeni.

Bën plane me ju

I dashuri perfekt, ju telefonon, ju shkruan mesazhe, bën plane me ju dhe ju propozon që të shkoni diku bashkë. Atij i pëlqen të kalojë kohë me ju. Nëse ju tërë kohën bëni plane që të takoheni, ndoshta ai nuk është njeriu perfekt për ju.

Lajme të ngjashme

Back to top button