Haradinaj kërkon zgjedhje të reja

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vendit i duhen ndryshime të reja.
Ai në një intervistë për “Radio Evropën e Lirë” ka thënë se nëse në Kosovë nuk ndodh ndryshimi atëherë do të përkeqësohet gjendja.

“Pra qeverisja e Thaç e keqësoj gjendjen në vend. Bashkimi me LDK-në dhe qeverisja e zotit Mustafa, po e përkeqëson një gjendje që veç ishte e keqe. Ne i ballafaqojmë këta dhe synojmë ndryshimin, pra synojmë daljen nga kjo gjendje e qeverisjes. Si dalje nga kjo gjendje që është në përkeqësim e sipër e në vështirësim për qytetarët, i mendojmë zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj më pas ka shtuar se është e papranueshme vazhdimi me një kualitet të tillë qeverisës.

“Mendojmë se humbjet e Kosovës do të thellohen enorm, edhe humbjet për qytetarët do të thellohen çdo ditë. Ende s’ka një model të qartë, mirëpo vetvetiu një reflektim politik nga të gjithë ne duhet të ndodhë, besoj edhe nga ata që qeverisin sot, duhet ta vlerësojnë se sa gjatë duan të vazhdojnë me këtë situatë, e cila po e përkeqëson gjendjen në vend. Pra, do të ishte edhe në interesin e atyre që janë në qeverisje sot me marrë një vendim sa më të shpejtë”, është shprehur Haradinaj.

Ai gjithashtu ka folur edhe rreth Gjykatës Speciale ku ka theksuar se qeveria nuk mundet ta kthejë në riprocedim një gjë e cila ka vdekur.

Lajme të ngjashme

Back to top button