A zgjodhën liderët partiak pasardhës për prokurorin publik Zvërlevski?

Në të njëjtën javë derisa pritet marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike, aktakuza për rastin “Puçi” ka hyrë në procedurë gjyqësore ndërsa për rastin “Ryshfeti” pritet vlerësimi. Kjo mund të interpretohet si “përshpejtim të motivuar politikisht” që këto lëndë nga barabani i prokurorisë të vendosen në atë gjyqësor sepse me marrëveshjen eventuale mes liderëve politik për dalje nga kriza politike, ka gjasa Marko Zvrlevski mos të jetë më prokurori publik dhe në vendin e tij mund të vijë ndonjë prokuror tjetër publik që do të jetë i pavarur, siç kërkon opozita.

Kjo mund të kuptohet edhe nga lideri opozitar Zoran Zaev i cili është i akuzuar në rastet “Puçi” dhe “Ryshfeti” e i cili në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve, nëse pas arritjes së marrëveshjes do të publikohen “bombat” tjera apo do të lihen në harresë, tha se ato dëshmi do të procedohen tek “prokurori i ri i pavarur publik”.

“Jo. Së pari do të procedohen deri te prokurori i ri publik i pavarur, komisioni parlamentar do t’i hap rastet dhe debatin për të gjitha rastet mund të hapet në të gjitha nivelet. Ne e premtuam tërësisht “E vërteta për Maqedoninë” dhe kjo e vërtetë tërësisht do të arrijë deri tek qytetarët”, tha Zaev.

Në pyetjen e drejtpërdrejtë nga “Meta” nëse në këto bisedime, liderët politik kanë arritur marrëveshje për trashëgimtarin e Marko Zvrlevskit, zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov  thotë se marrëveshje të tillë nuk ka.

“Nuk hyjmë në kurrfarë marrëveshje për përmbajtjet tjera nga marrëveshje e 2 qershorit derisa të mos arrijmë marrëveshje për qeverinë kalimtare” thotë Shilegov për “Meta”.

Lajme të ngjashme

Back to top button