Motivet dhe egzistencializmi

Kur lexoja me herët Abraham Maslow ,autor dhe psikolog me famë botërore,që ka shkruar mjaft për motivet,çdohere isha kureshtar dhe më mundonte pyetja enigmatike, se pse vallë motivet biologjike janë më të forta se motivet e vetëaktualizimit ?Motivet e vet ëaktualizimit janë në shkallën dhe piedestalin më të lartë të Kierarkisë së motiveve ndërsa motivet biologjike janë në nivelin më të ulët,pa tejkalimin e motivit biologjik nuk mund të kalohet në nivelet më të larta,por fakt është të përmendet se këta janë në një marëdhënie reciproke dhe të bashkëlidhura njëra me tjetrën.Tani nga sjellja e njerëzve,marëdhëniet interpersonale,bashkëveprimet që kanë njerëzit e ditës së sodit,eksplozionet e emocioneve jo të ekuilibruara me ngjarjet,sjelljet e papërshtatshme me ndjenja afektive,agresiviteti i skajshëm në komunikimet më të thjeshta,shpërthimi i vrullshëm i zemërimit,mekanizmat mbrojtëse psikologjike…dhe shume kategori e sjellje tjera te papërshtatshme psikologjike, konkludoj dhe bindem se njeriu pa ushqim(motivi biologjik) mund të egziston bile edhe për një periudhë më të gjatë kohore ,por pa vullnet për fuqi,pa epshin për te dominuar mbi tjerët,pa u përzier ne ndodhite shoqerore-politike ,pa u perzier se çka bën shoku, fqiu,farefisi , pa dëshire për të treguar se është afirmativ dhe i aktualizuar,pa këtë smund të arsyeton egzistencializmin postmodern e posthuman te absurdes të Albert Kamysë,pra motivet biologjike dhe lufta e njeriut në këto troje detyruan njeriun më shumë të miret me çështjen e egzistencijalizmit ditor gjegjësisht motivet biologjike,se sa me vlerat univerzale që janë të lidhur me motivet e vetëaktualizmit.

-Globalizimi i skajshëm i jetës dhe impulsi për plotësimin e motivit biologjik ,dalëngadal ndikon në krijimin e një ,,super njeriut egoist,pa empati dhe ndjenja ndaj të tjerëve,prandaj në çdo hap ballafaqohemi me personalitete me tipare të pesonalitetit narcisoid,bile edhe me çrregullime më të rënda të personaltetit,psikopatët me mjeshtërine e tyre për te luajtur dhe kontrolluar ndjenjat e tjerëve jane figura që shpesh hasen në perditshmërinë tonë,ata ndonjëherë kapin piedestalet më të larta në të gjitha sferat të shoqërisë,sepse skanë ndjenja skanë empati,por edhe mungon filtër i përzgjedhjes së mirëfilltë ,bazuar në punën meritore.
Vetëaktualizimi në këtë rast humb rëndësinë primare,këtu kemi favorizim të skajshëm të egos,e jo kuptimi i përgjithshëm i vetëaktualizimit,që ka të bëjë përmirsimin dhe ngritjen e cilësisë së sistem vlerave uninerzale njerëzore në këtë situate. Inteligjenca Interpersonale(IP) duhet të favorizohet  në krahasim me Inteligjencën e përgjithshme(IQ), si mënyrë e përmirsimit të dobësive njerëzore,e jo egzistencializmi johuman per dominim te dhunshëm të ambientit dhe mjedisit shoqëror ku bashkëveprojme.Duke punuar të përmirsimin e performancave të Inteligjencën Interpersonale(IP)do të kemi edhe Inteligjencë Emocionale(IE).Këto kategori psikologjike janë në proporcion dhe në një lidhje kauzale, logjike por edhe matematikore për krijimin e një shoqërie bazuar në dijen.

-Çdo here nga ana tjetër lind edhe një shtytës e që ne vete ky motiv ka burimin dhe bazohet ne ,,Teorinë e Impulseve,,.Ngacmimi vjen nga brendia jonë ,qoftë nga korteksi apo edhe amigdala,ngacimet burimin e kanë nga faktorë e variabla edhe të jashtme.Një baraspeshë e këtyre ngacmimeve me siguri na çon deri te  një homeostazë shpirtërore dhe tendencën për te arritur,,flow,,efektin.

Po çka është dhe çka paraqet kjo gjendje?,Në këtë gjendje shpirtërore  emocionet dhe ndjenjat arrijnë një përsosshmëri shpirtërore,baraspeshë e ngacmimeve të brendëshme e faktorëve te jashtëm, hipokampusi dhe hipotalamusi që gjenden ne trurin e madh ia marin kompetencat amigdalës dhe bëjnë që të stimulohen hormonet dopaminë dhe serotonin,kuptohet edhe me sasinë e zmadhuar te adrenalines……këtë gjendje e ariti Zigmund Frojdi ,por mos keqkuptohemi, jo me ndihmën e stimulatorëve të jashtëm me preardhje medikamento-narkotike,por këtu kemi të bëjmë me nje stimulim te brendshëm, që ka burim arkaik dhe antropologjik në impulsin e njeriut për të arritur një përmirsim dhe ndryshim të performancave personale duke ndikuar me këtë edhe në sistem vlerat univerzale. Motivet mbisundojnë egzistencializmin tonë.

Njeriu çdohere ështe në kërkim te një motivi apo shtytje qe do ta bën më superior.Edhe ne luftërat më gjakderedhëse specia njeri, kërkon rrugëdaljen nga vetëshkatrimi.Mohimi i gjërave jo të rëndesishme e bën njeriun që të mbijetojë,këtë pohim e vërtetoj me faktin e marur nga libri i fundit i autorit Dan Brown-Inferno,ku në mënyrë përshkruese sqarohet një hulumtim shkencor i bërë me studentë në SHBA, në fakt ky studim sublimohet në këtë mënyrë; nëse një studenti i cili gjendet para provimit, i leshohen videoklipe me dy përmbajtje të ndryshme,njëra që flet për kataklizimen me përmasa apokaliptike -ekologjike si shkatrimi i ozonit nga njëra anë dhe në rastin e dytë i lëshohet videoinçizim me një ngjarje me karakter sportiv,pa mëdyshje në mënyrë të pavetëdishme dhe instiktive ai do të  përzgjedh klipin me sport.

A e dini pse?Sepse truri i njeriut ështe i programuar që ti mohon e që mos të miret me gjërat jo aq të rëndesishme globale që ashtu i paradefinon truri,pra i mohon,edhe pse në mënyrë afatgjate problemi i parë është më me prioritet,por këtu kemi të bëjmë me motivin i cili e parapregaditë studentin për provim,dhe problemin e pare truri e hudhë në menyrë automatike,për ta përgaditur dhe përqëndruar, për atë që e pret ,provimi.Prandaj në përditshmërinë tonë shpeshherë vihemi në situatë,sfida e probleme që duhet trajtuar në mënyrë të planifikimit afatgjatë ndërsa reagimet dhe përzgjedhjet tona në veprimet emocionale janë afatshkurtë,ky trajtim dhe këndvështrim i motiveve  mund të na paraqesë edhe objektiv e vizion për të pëmirësuar karakteristikat e jetës në të gjitha sferat shoqërore,politike,arsimore.

Lajme të ngjashme

Back to top button