Tragjedia e avionit MH17, Malajzia kërkon të ngrihet një tribunal ndërkombëtar

Malajzia kërkon që të ngrihet një tribunal ndërkombëtar për të ndjekur penalisht të gjithë të dyshuarit që kanë gjuajtur në avionin “Malaysia Airlines” MH17.

Presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për muajin korrik, Gerard van Bohemen ka informuar anëtarët e Këshillit në lidhje me rezolutën që pritet të paraqitet për MH17, transmeton Top Channel.

“Malajzia është duke kërkuar mekanzima në mënyrë që përgjegjësit të dënohen për jetët e humbura”, është shprehur Bohemen. Ai ka sqaruar se ky propozim vjen si një akt i përbashkët i Malajzisë, Australisë, Holandës, Belgjikës dhe Ukrainës.

Ndërkohë, zv/ministri i Jashtëm i Rusisë, Genady Gatilov e ka quajtur propozimin “të vonshëm në kohë dhe kundërproduktiv”.

Avioni MH17 ishte duke fluturuar mbi territorin e kontrolluar nga rebelët pro-rusë në Ukrainën Lindore, derisa ishte rrëzuar duke shkaktuar vdekjen e rreth 300 udhëtarëve. Liderët seperatistë kanë mohuar akuzat se ata kanë rrëzuar avionin.

Lajme të ngjashme

Back to top button