Seferi e pa fat, lëndimi e largoi nga ëndrra për medalje

Xhudistja shqiptare që përfaqëson Gjermaninë, Blerina Seferi (52kg), aspak nuk ka pasur fat ne kampionatin evropian qe po zhvillohet ne Sofje te Bullgarisë, pasi ne gjysmëfinale edhe pse ishte në epërsi ndaj çekes, Suzan, ne fund u desh te pajtohet me eliminim sepse u lëndua rende ne këmbë.

Në xhiron e parë Bleri mposhti sllovenen Kaja Kajzer me ippon. “Gara filloj mirë për mua pasi në xhiron e parë mposhta sllovenen lehtësisht me ippon, dhe kur mendova se asgjë nuk do me ndal ne grupin B, erdhi befasia dhe ne ballafaqimin e dyte ndaj çekes, edhe pse tregova lufte shume te mire por isha edhe ne epërsi për një moment ndodhi diçka qe se prita duke u lënduar ne tre gishtat e këmbës. Pasi mjeku me shikoj konstatoj se duhet larguar nga tatami dhe te pranoj eliminimin”, tha Seferi e mërzitur për shansin e lëshuar.

Ajo me pas tha se sporti dhe fati janë pjesë e pandarë kështu që nuk do të ndalet këtu, do të vazhdoj të kërkoj medaljet nga evropiani e botërori. Përmendim se për Blerina Seferi evropiani ne Sofje ka qene dhe si debutim në një eveniment të tillë. Ajo në karrierën e saj ka shumë medalje nga turne të fuqishme evropian, kupa si dhe kampionati ballkanik. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button