Takim i ri i liderëve nga java e ardhshme

akim i ri i liderëve të BDI-­së Ali Ahmeti, të PDSH­-së, Menduh Thaçi të VMRO-­DPMNE­-së, Nikolla Gruevski dhe të LSDM-së Zoran Zaev do të mbahet ditëve pas fundjavës.

Këtë pas takimit me kongresistin amerikan, Eliot Engel në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë e deklaroi njeriu i parë i PDSH­së, Menduh Thaçi.

Paraprakisht pas takimit me Engelin lideri i BDI­së, Ali Ahmeti tha se sot nuk do të mbahet takimi i liderëve. Nga Ambasada e SHBA­së dhe nga Misioni i BE­së në Shkup  njoftuan se një aktivitet i këtillë i Bejlit dhe Oravit për sot nuk është paraparë.

Takimi i fundit i liderëve u mbajt më 29 qershor, pas të cilit partitë publikuan kumtesë me përmbajtje të njëjtë në të cilën u theksua se liderët e VMRO­-DPMNE­së, të LSDM­së, të BDI­së dhe të PDSHsë i kanë vazhduar diskutimet për organizimin e saktë qeverisë që do t’i përgatisë zgjedhjet, siç është paraparë në pikën e gjashtë të marrëveshjes së 2 qershorit në Shkup.

Në këtë kontekst, siç u theksua, liderët janë dakorduar që të takohen përsëri në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Back to top button