Sezoni turistik, pastrohet vija bregdetare e Vlorës

Vija bregdetare në qarkun e Vlorës po vjen drejt përmirësimit. Për të sigurar të gjithë pushuesit se asnjë plazh nuk është i ndotur, përgjegjësi i sektorit të mjedisit, Llinden Maze ka dalë përpara mediave duke hedhur poshtë aludimet e fundit për bregdetin e Dhërmiut, shkruan Top Channel.

“Kjo nuk është e vërtetë, pasi ditën e djeshme dhe sot është ngritur një grup i posaçëm pune për kontrolin e çdo plazhi në qarkun e Vlorës. Kemi qenë edhe në terren dhe nuk rezulton asnjë plazh i ndotur dhe aq më tepër në Dhërmi, ku nuk ka asnjë ndotje”, ka thënë Maze.

Ai ka nënvizuar se, situata në të gjithë bregdetin e Vlorës po vjen duke u përmirësuar dhe se strukturat përkatëse po punojnë çdo ditë në terren për një sezon sa më të mirë tursitik.

Maze ka shtuar se, edhe për ato 9 pika ku është verifikuar derdhje e ujërave të zeza ekipet e posaçme janë në punë për zgjidhjen e situatës.

Lajme të ngjashme

Back to top button