Franca nuk i jep azil themeluesit të Wikileaks, Assangit

Themeluesi i ueb-faqes Wikileaks, Julian Assange, i ka shkruar kryetarit të Francës, Holland, një letër të hapur për të kërkuar azil politik në Francë. Megjithatë dëshira iu refuzua, njofton RT.

Në letrën e hapur që ia shkroi Francës të cilën edhe e publikoi Le Monde, Assange thotë se ai është viktimë e ndjekjes së qeverisë të SHBA-së për ekspozimin e shkeljeve të SHBA-së të drejtave të njeriut dhe për praktikat e tjera kontroverse.

Assange thotë se Ekuatori ia ka shpëtuar jetën nga dënimi “i përjetshëm, ose më keq” i Amerikës, duke i dhënë strehë në ambasadën e tyre në Londër, që e mbron atë nga ekstradimi. Assange ka 3 vjet që është në ambasadën e Ekuatorit, që nga qershori 2012.

Ai e bazoi letrën në deklaratën publike të ministres françeze të drejtësisë, Christiane Taubira, e cila tha se mund ti jepet Assangit azil politik në Francë. Një gjest i tillë do të ishte humanitar dhe simbolik, duke u dërguar mesazh inkurajimi gazetarëve dhe informuesve që marrin rreziqe për ta publikuar të vërtetën.

Për fat të keq Parisi ia refuzoi letrën gjysmë ore pasi që ajo u publikua.

Wikileaks ka publikuar dokumente të klasifikuara që përfshinë edhe ato të mbikëqyrjes së SHBA-së mbi tre kryetarë konsekuent të Francës. Washington-i i mohon këto akuza, edhe pse publikimet ngjallën skandal politik në Francë.

Lajme të ngjashme

Back to top button