Davutoglu: Nuk do të marrim ndonjë veprim në Siri, që do të ishte i rrezikshëm për Turqinë

Duke komentuar mbi spekulimet se Ankaraja mund të nisë veprime ushtarak në Siri, Kryeministri turk, Ahmet Davutoğlu deklaroi se nuk do të merret asnjë hap që do të jetë i rrezikshëm për vendin, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Kurrë nuk do të ndërmarrim hapa që do të çonin vendin në një pozicion të rrezikshëm dhe të lejojë formimin e strukturave kërcënuese në kufijtë tanë”, tha Davutoğlu në një intervistë të drejt për drejtë në Channel 7, të Turqisë.

Davutoğlu tha se qeveria e kryesuar nga ai, nuk do të krijojë panik dhe nuk do të fus Turqinë në luftë, por nuk do të mbetet edhe pa reagime.

Duke folur për “strukturat” në kufirin turko-sirian, Davutoğlu arriti në përfundimin se marrëdhëniet në mes të organizatës terroriste PKK dhe Bashkimit Demokratik pro-kurd në Siri (PYD), janë kërcënuese.

“Turqia nuk do të qëndrojë indiferente në lidhje me marrëdhëniet në mes PKK dhe PYD në qoftë se ato bëhen një kërcënim për vendin tonë”, tha kryeministri i Turqisë.

Ndërkohë Turqia PYD-në e ka caktuar si një organizatë terroriste.

Davutoğlu tha se qeveria turke është e gatshme për t’iu përgjigjur kërcënimeve të organizatës terroriste DAESH, regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad, si dhe filialeve PYD në kufi.

“Të gjitha masat janë të gatshme, por në qoftë se nuk ka ndonjë situatë që nënkupton rrezik të sigurisë, nuk është në rregull të presim se Turqia do të marrë ndërhyrje të njëanshme”, tha kryeministri turk.

Ai paralajmëroi se “askush nuk duhet të presë që Turqia të mund të hyjnë në territorin e Siri nesër apo së shpejti”, duke shtuar se, nga ana tjetër Turqia nuk do të presë as edhe një minutë, nëse siguria e saj kërcënohet.

Duke nënvizuar se Turqia nuk dëshiron që të shoh organizatat terroriste në afërsi të saj, ai shtoi se: “Nuk duam ti shohim as grupet terroriste as mizoritë e regjimit sirian”.

Davutoğlu tha se ka bashkëpunim në mes organizatës terroriste DAESH dhe regjimit të Presidentin sirian, Bashar al-Asad, i cili është, sipas tij, hapi rrugën PYD-së për të marrë disa rajone në veri të Sirisë të shkatërruar nga lufta.

“Qeveria siriane ka nisur sulmet ajrore në zonat që mbante opozita e moderuar, të cilat më pas ishin braktisur , për tu marrë nga DAESH”, tha kryeministri turk.

Këtë javë, Këshilli i Sigurimit Kombëtar të Turqisë ka shprehur shqetësim mbi “veprimet që synojnë ndryshimin e strukturës demografike dhe për të kryer akte terroriste të cilat për shënjestër kanë civilët që jetojnë në Siri”.

Javën e kaluar, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan tha se Turqia kurrë nuk do të lejojë krijimin e një shteti të ri në kufirin e saj jugor, duke iu referuar veprimeve të PYD-së.

Turqia tashmë ka kryer një operacion të kufizuar ushtarak në Siri këtë vit. Në shkurt, tanket kaluan kufirin që ushtarët të lëvizin Turben e Sulejman Shahut, gjyshit të themeluesit të Perandorisë Osmane.

Lajme të ngjashme

Back to top button