Xhirimet e ‘Game of Thrones’ mund të zhvillohen edhe në Maqedoni

Kanë filluar punët për sezonin e gjashtë të ‘Game of Thrones’ dhe Maqedonia është në një ndër lokacionet e mundshme, shkruan Express.co.uk

Deri tani drama e suksesshme televizive ka xhiruar në disa lokacione në Kroaci, Maroko, Irlandën Veriore dhe Islandë por tani stafi mund të vjen në Maqedoni, transmeton Lajmi.net.

Planet janë që xhirimet të zhvillohen në Prilep dhe Ohër, pranë liqenit të Ohrit dhe në Krivolak, rajon ky i cili ka bazën militare më të madhe dhe është shfrytëzuar nga NATO për trajnime.

Producentët tanimë kanë vizituar këto vende. Sezoni i ri i ‘Game of Thrones’ do të transmetohet në vitin 2016.

Lajme të ngjashme

Back to top button