Konferencë e trupit për vet rregullim në media

Me iniciativë të Këshillit të Evropës, në një konferencë dy ditore që u mbajt në Budva të Malit të Zi, dhe pjesëmarrje të Maqedonisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjës e Hercegovinës, u themelua Media NETiks-Rrjeti i trupave për vet rregullim në mediat e Evropës Juglindore.

“U bashkuan trupat për vet rregullimin në mediat nga Maqedonia, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja dhe Hercegovina. Nën iniciativën e Këshillit të Evropës, në konferencën dy ditore në Budva, Mali i Zi, u zyrtarizua themelimi i Media NETiks-Rrjeti i trupave për vet rregullim në mediat e Evropës Juglindore.

Ky rrjet do të shërbejë si platformë për bashkëpunim rajonal dhe shkëmbim të përvojave me qëllim përmirësimin e cilësisë dhe profesionalizmit në mediat dhe gazetari etike në rajon.

Detyrë e kësaj shoqate rajonale do të jetë ngritja e vetëdijes së anëtarëve në rrjet, medieve, profesionistëve media dhe shoqërisë në tërësi, për principet themelore të vet rregullimit dhe profesionalizmit, si dhe për rishikimin e ankesave nga vendet e rajonit.

Përfaqësuesit e vet rregullatorëve sollën vendim që selia e rrjetit të jetë në Malin e Zi, ndërsa kryetar i saj u zgjodh Ranko Vujoviq, sekretar ekzekutiv i Këshillit media për vet rregullim të Malit të Zi”, deklarohet në kumtesën e përbashkët.

Lajme të ngjashme

Back to top button