Çanta ‘pistoletë’ për iPhone që po tmerron policët

Ka shumë çanta të iPhone në treg, prej atyre super-mbrojtëse e deri tek opsionet me shumë ngjyra dhe argëtuese.
Por, kjo çantë e tillë është shumë më ndryshe se të tjerat. Ajo është një çantë në formë të pistoletës – për të cilën ju këshillojmë që mos ta blini nëse e shihni diku, pasi që mund të arrestoheni shumë lehtë nga policia.

Nuk e di nëse keni parë në vendin tonë një çantë të tillë, por departamentet e policisë në SHBA janë duke i postuar këto çanta në formë pistolete në rrjetet sociale, për t’i paralajmëruar njerëzit që të mos i blejnë ato, për shkak që duken si një pistoletë e vërtetë, transmeton Lajmi.net.

Një zyrë e policisë në Nju Xhersi ka postuar një fotografi këtë javë të kësaj çante për iPhone në Facebook, duke shkruar se ‘nuk është një produkt i mirë apo një ide e mirë’.

Përderisa autoritetet atje janë duke i këshilluar njerëzit që të mos blejnë çanta për iPhone në formë të pistoletës, ato janë ende në dispozicion për t’u blerë në Amazon për 5 dollarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button